Botë

Më shumë se 33 mijë të vrarë nga lufta në Gaza

Gaza

Rritet numri i të vrarëve

Foto: Associated Press

Ka shkuar në 33,037 numri i të vrarëve dhe 75,668 i të plagosurve në ofensivën e Izraelit në Gaza, që nga 7 tetori, ka bërë të ditur të enjten ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Reuters raporton se ministria e udhëhequr nga Hamasi ka thënë se 62 palestinezë janë vrarë dhe 91 të tjerë janë plagosur vetëm në 24 orët e fundit.

Përveç të vrarëve në Gaza, në të njëjtën periudhë janë vrarë edhe 400 palestinezë brenda Bregut Perëndimor të okupuar në Jerusalemin Lindor.

Izraeli ka nisur ofensivën e tij ushtarake pas sulmi të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, i cili la të vdekur rreth 1,140 njerëz dhe gjatë të cilit u morën pengje 240 të tjerë.

Rreth 134 pengje besohet se vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, dhe grupet e tjera anti-izraelite brenda Gazës. Jo të gjitha pengjet besohet se janë ende të gjallë. 

Që kur ka nisur ofensivën brenda Gazës, Izraeli ka thënë se ka humbur 256 ushtarë në fushëbetejë, derisa 1,500 kanë mbetur të plagosur. 

Gjatë konfliktit raportohet se janë vrarë rreth 200 punonjës të ndihmës humanitare dhe rreth 100 gazetarë, duke e bërë atë një prej konflikteve më vdekjeprurës për këto grupe.