Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 300 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në veri të Afganistanit

Afganistan

Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në provincën veriore të Afganistanit, Baghlan, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Si pasojë e reshjeve të dendura janë regjistruar edhe dëme materiale, me më shumë se një mijë shtëpi të shkatërruara, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka bërë të ditur se mijëra persona kanë mbetur të lënduar, si dhe infrastruktura përfshirë rrugët dhe linjat e energjisë në provincat Baghlan, Ghor, Kunduz, Badakhshan, Samangan, Badghis dhe Takhar, janë shkatërruar.

Autoritetet afgane kanë njoftuar se kanë rritur kapacitetet e reagimeve emergjente në zonat e prekura.