Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, ka thënë se vendi i tij dështoi ta mbronte komunitetin hebre siç kishte dështuar edhe “gjatë Luftës së Dytë Botërore” pasi të enjten mbrëma tifozët izraelitë të futbollit u zunë në pritë, shkelmuan dhe rrahën në rrugët e Amsterdamit.
Izraeli po dërgon dy avionë për të shpëtuar qytetarët e vet pasi dhuna shpërtheu pas ndeshjes së Ligës së Evropës midis Ajax Amsterdamit dhe Maccabi Tel Avivit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se pesë persona u dërguan në spital dhe 62 u arrestuan pasi një turmë pro-palestineze filloi të sulmonte tifozët izraelitë të Maccabit.
Duke folur me Isaac Herzogun, presidentin e Izraelit, mbreti Willem-Alexander shprehu “tmerrin dhe tronditjen”, duke thënë se “ne dështuam ta mbronim komunitetin hebre të Holandës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbrëmë dështuam përsëri”.
Tre të katërtat e hebrenjve holandezë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazistë.