Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 34,049, pas më shumë se gjashtë muajsh luftime ndërmjet Izraelit e Hamasit, ka bërë të ditur të shtunën ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Sipas saj, vetëm në 24 orët e fundit, 37 persona kanë vdekur dhe 68 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve izraelite, raporton CNN.
Së fundmi janë raportuar sulme ajrore në Rafah, ku raportohet se janë vrarë të paktën nëntë persona, mes tyre edhe fëmijë. Izraeli ka planifikuar edhe ofensivë tokësore atje, por nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë. SHBA-ja ka kërkuar nga Izraeli që ta shmangë hyrjen në Rafah, ku strehohen 1,4 milionë palestinezë të ikur nga pjesët e tjera të luftimeve.
Raportohet po ashtu se sulmet ajrore kanë goditur edhe kampin e refugjatëve al-Nuseirat në Gazën qendrore.