Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar të hënën se 1,133 persona janë arrestuar që nga fillimi i protestave kundër arrestimit të Ekrem Imamoglut në Turqi javën e kaluar.
“Terrorizimi i rrugëve tona dhe kërcënimi për paqen dhe sigurinë e kombit tonë absolutisht nuk do të tolerohen”, ka thënë Yerlikaya në një postim të gjatë në X.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestat kanë filluar të mërkurën, për të kundërshtuar ndalimin e rivalit të presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili është arrestuar edhe zyrtarisht të dielën, nën akuzat për korrupsion. Gjykata e ka hedhur poshtë akuzën për lidhje me një organizatë terroriste, raporton AP.
Ndërkohë, në mesin e të arrestuarve raportohet se janë edhe rreth 10 gazetarë që po mbulonin protestat në përkrahje të Imamoglut.