Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni u bashkohet zërave në Evropë kundër kritikave të Muskut

Emmanuel Macron dhe Elon Musk

Emmanuel Macron dhe Elon Musk

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është bashkuar zërave në rritje brenda Evropës kundër kritikave të miliarderit amerikan, Elon Musk, duke akuzuar njeriun më të pasur në botë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në proceset demokratike të kontinentit, përfshirë në zgjedhjet e parakohshme federale të Gjermanisë muajin e ardhshëm.

Presidenti francez iu bashkua kryeministrit norvegjez dhe atij britanik të hënën, në përgjigje të një breshëri postimesh armiqësore nga Musku që mbështesin partitë politike të ekstremit të djathtë dhe sulmojnë politikanët e majtë në Evropë, raporton The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pronari i platformës së mediave sociale X është një aleat i ngushtë i Donald Trumpit dhe, pasi shpenzoi më shumë se 250 milionë dollarë për të ndihmuar në rizgjedhjen e tij, ai ka marrë edhe post si një këshilltar special në administratën e re të tij.

“Dhjetë vjet më parë, kush do ta kishte imagjinuar se pronari i një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë do të mbështeste një lëvizje të re reaksionare ndërkombëtare dhe do të ndërhynte drejtpërdrejt në zgjedhje, përfshirë Gjermaninë”, ka thënë Macroni.

Në një fjalim para ambasadorëve francezë të hënën në pallatin Elysee, presidenti francez ka thënë se Trumpi "e di se ka një aleat të fortë në Francë" teksa nuk përmendi Muskun.

Qeveria gjermane javën e kaluar akuzoi Muskun, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale të 23 shkurtit të vendit pas një opinioni për gazetën "Welt am Sonntag" i cili nxiti reagime.

Musku ka pohuar se partia “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), e dyta në sondazhe, është "shkëndija e fundit e shpresës" për Gjermaninë. 

Ai e ka quajtur gjithashtu kancelarin socialdemokrat të vendit, Olaf Scholz, “budalla” dhe presidentin e tij, Frank-Ëalter Steinmeier, një “tiran antidemokratik”.

LEXO EDHE: