Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje të mërkurën për më shumë sanksione kundër Teheranit “dhe ndaj atyre që po ndihmojnë në krijimin e raketave dhe dronëve” të cilat Irani i ka përdorur në sulmin e tij të paprecedentë në drejtim të Izraelit.
Duke folur para takimit me homologët e tij evropianë në Bruksel, Macroni ka thënë se sanksionet aktuale kundër Iranit duhet të përshtaten më tej dhe të zgjerohen, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTensionet në Lindjen e Mesme dhe operacioni ushtarak i Rusisë që po vazhdon në Ukrainë do të jenë në qendër të bisedimeve të së mërkurës, për çështjet e jashtme.
Ndërsa sulmi i paprecedentë i Iranit ndaj Izraelit fundjavën e shkuar rriti tensionet rajonale dhe ngriti frikën e një lufte më të gjerë, liderët e BE-së kanë kërkuar përmbajtje në reagimin e Izraelit dhe de-përshkallëzimin e tensionit në rajon.