Lideri suprem i Iranit të martën ka refuzuar negociata direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi programin bërthamor të shtetit të tij. Me këtë ai mund të ketë mbyllur mundësinë e fundit për ndalimin e rivendosjes së sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Teheranit.
Deklarata e Ayatollah Ali Khameneit u transmetuar në televizionin shtetëror dhe ka gjasa të kufizojë çdo komunikim të mundshëm të presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili ndodhet në New York, me SHBA-në. Ndaras, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka zhvilluar takime me diplomatët nga Franca, Gjermania dhe Britania lidhur me sanksionet që pritet të hyjnë në fuqi të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBisedimet me SHBA-në paraqesin “një rrugë pa krye”, ka thënë Khamenei, raportoi AP.
“SHBA-ja ka njoftuar paraprakisht rezultatet e bisedimeve. Rezultati është mbyllja e aktiviteteve bërthamore dhe pasurimit. Kjo nuk është negociatë. Është diktat, imponim”, ka shtuar ai.