Lideri i rebelëve sirianë që rrëzuan regjimin e Bashar al-Assadit, Mohammad al-Jolani, ka deklaruar se vendet e tjera nuk duhet të frikësohen nga ta. Ai është shprehur të mërkurën se Siria nuk është gati të përfshihet në luftëra të tjera. Lideri islamist ka shtuar se vendet e huaja “s’duhet të kenë frikë të panevojshme”.
“Frika ishte nga prania e regjimit. Regjimi tash është zhdukur. Vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit. Po shkon drejt stabilitetit”, ka deklaruar ai, ka raportuar CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl-Jolani ka shtuar se njerëzit sirianë janë të rraskapitur nga lufta “kështu që vendi s’do të hyjë në një luftë tjetër”.
“Burimi i frikës sonë ishte nga milicët iranianë. Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po i shohim sot”. Ka theksuar ai.