Liderët e shteteve të G7-s ia kanë kënduar këngën e ditëlindjes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë pauzës nga samiti që po mbahet në Itali të premten.
“Është traditë në familjen Biden, duhet ta këndosh këngën e ditëlindjes”, u ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, liderëve të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa prej liderëve thanë se i kishin kënduar në mesnatë në helikopter derisa po ktheheshin nga darka.
“Ishte ditëlindje në helikopter”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Scholz ka mbushur 66 vjeç të premten.