Libani dhe Siria kanë nënshkruar një marrëveshje për demarkimin e kufirit dhe për ta rritur koordinimin mes dy shteteve në lidhje me sigurinë përgjatë kufirit të tyre të tensionuar.
Marrëveshja e nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes në Arabi Saudite vjen pas përplasjeve në zonat kufitare në fillim të muajit ku mbetën të vdekur disa persona dhe dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlani për demarkim vjen edhe pas rrëzimit të sundimit 54-vjeçar të familjes Assad në Siri, që çoi në tensione përgjatë kufirit ku grupi i Hezbollahut ishte aktiv në të dyja anët e kufirit gjatë konfliktit 14-vjeçar të Sirisë. Hezbollahu kishte luftuar në Siri krah Assadit gjatë konfliktit që ka lënë gjysmë milioni njerëz të vdekur, raportoi AP.
Ministrat libanez dhe sirian nënshkruan një marrëveshje ku të dyja palët u pajtuan në “rëndësinë strategjike për të demarkuar kufijtë e tyre”. Po ashtu, të dyja palët u pajtuan “të aktivizojnë mekanizma koordinues” për t’u marrë me çfarëdo sfide të sigurisë përgjatë kufirit.