Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të martën se ndër çështjet që u diskutuan me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite ishte siguria e transportit detar në Detin e Zi, raporton BBC.
Lavrov ka shtuar se Rusia është në favor të vazhdimit të marrëveshjes për transportimin e grurit – marrëveshje që e lejon Ukrainën të eksportojë në mënyrë të sigurt grurin, pasi që ishte tërhequr në vitin 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKremlini zyrtar pati thënë më herët se përmbajtja e bisedimeve të mbajtura në Rijad të hënën nuk do të publikohet. Rezultatet po vazhdojnë të analizohen nga të dyja palët.
Ndërkaq, raundi i ri i bisedimeve ndërmjet delegacionit amerikan dhe atij ukrainas, siç raportojnë mediat, sapo ka përfunduar. Anëtarët e delegacionit të Ukrainës kanë thënë se “të gjitha detajet do të publikohen më vonë gjatë ditës”.