Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nisur takimin me kryeministrin britanik, Keir Starmer në Londër. Të dy u përshëndetën duke shtrënguar duart dhe duke u përqafuar, para se të ndaleshin për disa fotografi. Vizita e Zelenskyt në Britani të Madhe vjen një ditë pas takimit të tensionuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu edhe Starmer pak ditë më parë vizitoi Trumpin në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStarmer: Ne jemi me Ukrainën
“Ne jemi me Ukrainën për aq sa të ketë nevojë”, ka thënë kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në nisje të takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai ka thënë se ka vendosmëri të palëkundur për të arritur paqe të qëndrueshme për Ukrainën.
Ndërkaq, Zelensky e ka falënderuar Starmerin për mbështetjen dhe ka falënderuar Mbretin Charles III që ka pranuar një takim për nesër.
“Jemi të lumtur të kemi partnerë dhe miq të tillë”, ka thënë Zelensky.