Kryebashkiaku ka qenë në mesin e pesë njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në jug të qytetit libanez, Nabatieh, raporton BBC.
Një dëshmitar e ka përshkruar situatën si “terror të egër”, duke thënë se të paktën nëntë sulme ajrore e kanë shënjestruar qytetin, brenda 30 minutave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëshmitari, banor i qytetit, ka thënë se njëri nga sulmet ka goditur ndërtesën e komunës së Nabatiehut, ku kryetari i bashkisë po merrte pjesë në një takim rreth krizës së situatës humanitare në qytet.
Banori i qytetit ka thënë se ka parë ambulanca teksa nxitonin drejt ngjarjes, për të ndihmuar me operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ministria e Shëndetësisë Publike e ka konfirmuar sulmin, duke thënë se numri i tanishëm i viktimave është pesë.