Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të premten se një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, është thelbësor, porse nevojiten përgatitje paraprake, si dhe duhet të prodhojë rezultate kur të ndodhë, ka raportuar Reuters.
Tek i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan, i cili pati thënë gjatë ditës së premte se do të takohej me Putinin “sa më shpejtë të jetë e mundur”, Peskov ka deklaruar se s’ka dyshim që një takim ndërmjet dy liderëve është i rëndësishëm për kontekstin e çështjes ukrainase.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një takim i tillë është natyrisht i nevojshëm. Është i nevojshëm si nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe Rusi-SHBA, ashtu edhe nga pikëpamja e zhvillimit të një bisedimi në nivelin më të lartë mbi çështjet ndërkombëtare dhe problemet rajonale, përfshirë, natyrisht, krizën në Ukrainë”, ka thënë Peskov.
Duke i komentuar bisedimet që po zhvillohen në Stamboll, zëdhënësi i Kremlinit ka shtuar se ekipi rus është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Putin.