Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës së Iranit në Siri, duke thënë se kjo përbën shkelje “të të gjitha bazave të legjislacionit ndërkombëtar”, raporton AP.
Dmitry Peskov ka thënë se Rusia nuk do që të arrijë në përfundime të nxituara mbi përgjegjësit e sulmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzraeli nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi sulmin në Siri.
Irani është zotuar të hakmerret pasi ka akuzuar Izraelin për bombardimin e Konsullatës së tij në kryeqytetin Damsak të hënën, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur dy komandantë të lartë dhe pesë zyrtarë të tjerë.