Koreja e Veriut ka kërcënuar me hakmarrja pasi SHBA-ja fluturoi bombardues mbi Korenë e Jugut gjatë stërvitjes me avionët luftarakë jugkoreanë, gjë që Koreja e Veriut e sheh si praktikë për sulm kundër saj.
SHBA-ja fluturoi bombardues B-1B të martën në stërvitje bashkë me avionë të tjerë amerikanë dhe të Koresë së Jugut. Ministria e Mbrojtjes jugkoreane ka thënë se stërvitjet kishin për qëllim të tregonin kapacitetin e përbashkët të të dyja vendeve kundër programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSHBA-ja dhe Koreja e Jugut vazhdimisht kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, që i përshkruajnë si stërvitje të natyrës mbrojtëse. Por, Koreja e Veriut iu referohen si stërvitje për pushtim, raportoi AP.
“Lëvizja e fundit e SHBA-së dhe Koresë së Jugut është kërcënim i hapur për sigurinë e shtetit tonë dhe provokim i rëndë që rrit tensionet ushtarake në rajon në një nivel ekstremisht të rrezikshëm”, thuhet në një deklaratë të ministrisë verikoreane.