Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, ka thënë se Izraeli do të marrë një “ndëshkim të rëndë”, teksa është zotuar se Irani do të hakmerret.
Ai ka thënë se nga sulmi i Izraelit kanë mbetur të vrarë disa komandantë dhe shkencëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për këtë krim, regjimi zionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, të cilin patjetër se do ta shohë”, ka thënë Khamenei.
Ndërsa, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës ka thënë se përgjigja e Iranit për sulmet e Izraelit do të jetë “shkatërruese”.
“Tani që regjimi okupator zionist i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe, nuk ka limite në përgjigjen e Iranit”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm
“Kjo nuk do të jetë një demonstrim i thjeshtë i aftësisë teknologjike. Këtë herë, përgjigja jonë do të jetë vdekjeprurëse”, ka thënë ushtria iraniane.