Aeroporti i Basel-Mulhouse është evakuuar të premten dhe fluturimet u pezulluan pas kërcënimeve për bombë, shkruan Politico.
“EuroAirport”, që gjendet mes Baselit (Zvicër), Mulhouseit (Francë) dhe Freiburgut (Gjermani), u evakuua pas kërcënimeve për bombë, në prag të hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFranca është në gatishmëri të lartë për kërcënimet e sigurisë.
Pas disa orëve, autoritetet kanë thënë se aeroporti ka rifilluar fluturimet gradualisht.
Të premten në mëngjes, mijëra udhëtarë u goditën nga vonesat dhe anulimet e trenave pasi autoritetet franceze konstatuan se ishin “sulme të koordinuara me qëllim të keq”.