Ukraina është e gatshme të japë tokën e saj të pushtuar, ka deklaruar i dërguari special për Ukrainën i presidentit amerikan Donald Trump, Keith Kellogg, ka raportuar “The Telegraph”.
“Ukrainasit vetëm se kanë deklaruar se janë të gatshëm të japin tokë... jo de-jure, përgjithmonë, por de-facto sepse rusët në fakt e kanë pushtuar atë”, ka deklaruar Kellogg të mërkurën vonë.
“Kjo është ajo se çfarë janë të gatshëm të bëjnë, ata ma thanë këtë javën e kaluar”, shtoi ai në një intervistë për Fox News.
Rusia kontrollon pothuajse 20% të territorit ukrainas, pjesa më e madhe është zona kryesore industriale e vendit.
Administrata e Trumpit po përpiqet për të arritur një marrëveshje për paqe në mes Ukrainës dhe Rusisë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deri tash ka refuzuar një armëpushim të përhershëm, por ka njoftuar të hënën një armëpushim treditor nga 8 maji deri më 11 maj, të cilën Kellogg e ka quajtur si “absurde”.