SHBA

Katër të vdekur nga një sulm me thikë

Shiriti i policise

Foto: Associated Press

Katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Rockford të Ilinoisit të mërkurën, kanë bërë të ditur autoritetet.

Policia ka ndaluar një të dyshuar i cili po merret në pyetje, sipas shefes së policisë në Rockford, Carla Redd, raportoi AP.

Ajo ka bërë të ditur se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë në spital.

Rockfordi ka një popullsi prej rreth 150,000 banorëve dhe ndodhet rreth 144 kilometra në veri të Chicagos.

“Kemi katër persona të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë”, ka thënë Redd.