Katër persona kanë vdekur në një aksident automobilistik në Francë, pasi automjeti i tyre Tesla raportohet se ka goditur një tabelë rrugore dhe ka marrë flakë, ka bërë të ditur policia të hënën.
Një zëdhënës i policisë lokale, Lt. Eric Hoarau, ka thënë se rrethanat e sakta të përplasjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma pranë qytetit të Niort nuk janë përcaktuar ende teksa hetimet po vazhdojnë, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Gjithçka sugjeron se vetura doli nga rruga”, ka thënë Hoarau, duke përmendur shenjat në tokë dhe një shenjë rrugore të prerë.
Sipas tij, nuk ka pasur dëshmitarë në momentin e aksidentit, duke e bërë hetimin të komplikuar.
Shoferi dhe tre pasagjerë janë djegur, ka bërë të ditur ai.