Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se fjalimi i ashpër i zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, ngjante sikur SHBA-ja do të nxisë luftë me Evropën.
“Duke e dëgjuar atë fjalim, dukej sikur po përpiqen të nxisin një luftë me ne, dhe ne nuk duam të nxisim luftë me miqtë tanë”, ka thënë ajo nga Munihu, ku paraprakisht gjatë ditës në Konferencën e Sigurisë foli Vance.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVance i kritikoi liderët evropianë duke thënë se kërcënimi për Evropën është nga brenda saj.
E Kallasi ka thënë se aleatët duhet të fokusohen në kërcënime më të mëdha, referuar agresionit rus në Ukrainë.