Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kabineti i luftës i Izraelit vendos për ta vazhduar ofensivën në Rafah

Ofensiva në Rafah

Ofensiva në Rafah

Foto: Associated Press

Izraeli do ta vazhdojë operacionin e tij në Rafah, ka bërë të ditur të martën zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer, duke shtuar se sulmi është “pjesë e misionit tonë për të larguar katër brigadat e fundit të Hamasit” në qytetin e Gazës.

“Nuk po themi se ky do të jetë shkatërrimi komplet i Hamasit. Hamasi do të ekzistojë ende, por ata nuk do të jenë të organizuar në batalione siç janë tani”, ka shpjeguar Mencer, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Forcat izraelite e kanë marrë nën kontroll pjesën kufitare të Rafahut me Egjiptin në Rripin e Gazës, duke vazhduar me ofensivën në qytetin jugor, derisa negociatat për armëpushim me Hamasin mbeten të pasigurta.

Sulmi vjen pak pasi grupin militant ka deklaruar të hënën se e ka pranuar një propozim për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari. 

Mirëpo, Izraeli ka thënë se marrëveshja nuk përputhet me kërkesat e tij.

LEXO EDHE: