Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Johnson: Ndalimi i shitjes së armëve për Izraelit do të ishte çmenduri

Boris Johnson

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndalimi i shitjes së armëve për Izraelit do të ishte “çmenduri”.

Ai ka kritikuar sekretarin e Jashtëm, David Cameron, për heshtjen mbi debatin për shkurtimin e shitjeve ndaj Izraelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Forcat izraelite të Mbrojtjes nisën sulme ajrore të hënën, duke vrarë tre punëtorë humanitarë britanikë që ishin me organizatën “World Central Kitchen”. Pas kësaj, ligjvënësit e partive të mëdha politike i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i japë fund tregtimit të armëve me Izraelin.

Izraeli ka thënë se sulmi ishte një “gabim i rëndë”.

Megjithatë Johnsoni e ka mbrojtur Izraelin. Ai ka theksuar se nëse Britania dhe SHBA-ja nuk i japin mbështetje, Izraeli do të pengohet të arrijë objektivin e vet, “mbarimin e Hamasit si forcë ushtarake në Gaza”.