Një sulm izraelit në një lagje me popullsi të dendur të Bejrutit të dielën ka lënë të vdekur shefin e marrëdhënieve me mediat të Hezbollahut, Mohammad Afif, i kanë thënë Reuters dy burime libaneze të sigurisë, megjithëse nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm nga Hezbollahu.
Sulmi goditi lagjen Ras al-Nabaa ku shumë njerëz të zhvendosur nga periferitë jugore të Bejrutit nga bombardimet izraelite kishin kërkuar strehim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurimet e sigurisë kanë thënë se ishte goditur një ndërtesë ku ndodhen zyrat e Partisë Ba'ath, teksa kreu i partisë në Liban, Ali Hijazi, i ka thënë transmetuesit libanez Al-Jadeed se Afif ishte në ndërtesë.
Ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se sulmi ka lënë të vdekur një person dhe të plagosur tre të tjerë.