Botë

Izraeli urdhëron evakuim nga zonat që konsideroheshin të sigurta në Gaza

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuime të reja nga zonat në Gaza që më herët ishin vlerësuar si zona të sigurta humanitare. Ushtria ka thënë se ato zona janë përdorur nga Hamasi si baza për hedhjen e raketave kundër Izraelit.

Ka shtuar se fletushka dhe mesazhe janë dërguar në zonat në veri dhe jug të qytetit Khan Younis dhe në pjesët lindore të Deir Al-Balah, ku mijëra njerëz kanë kërkuar strehim pas luftimeve në pjesët tjera të Gazës.

“Paralajmërimi paraprak për civilët po jepet në mënyrë që të shmanget dëmtimi i popullsisë civile dhe për t’u mundësuar civilëve të largohen nga zonat e luftës”, ka thënë ushtria e Izraelit, raportoi Reuters.

Më herët, ushtria izraelite ka thënë se ka goditur një zonë në Khan Younis.