Ushtria e Izraelit ka thënë se ka përfunduar një sulm të gjerë mbi mbrojtjen ajrore në perëndim të Iranit.
Sipas ushtrisë, janë shkatërruar dhjetëra instalime radarësh dhe lëshues raketash tokë-ajër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzraeli ka sulmuar kryeqytetin e Iranit të premten me 200 avionë luftarakë dhe ka thënë se ka shënjestruar zonat bërthamore dhe ushtarake.
Nga zonat e goditura ishte selia komanduese e Gardës Revolucionare Islamike në Teheran, duke vrarë komandantin e saj, Hossein Salami, sipas mediave vendase. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, është vrarë po ashtu në sulm, raportoi AP. Zyrtarë të tjerë ushtarakë po ashtu kanë mbetur të vrarë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka konfirmuar se zona kryesore bërthamore e Iranit në Natanz është goditur nga Izraeli. E ka konfirmuar se termocentrali bërthamor iranian Bushehr, në bregdetin e Gjirit Persik, "nuk është shënjestruar dhe se nuk është vërejtur asnjë rritje e niveleve të rrezatimit në zonën e Natanzit".
Israel is currently striking Iran’s capital, Tehran.
— AF Post (@AFpost) June 13, 2025
Follow: @AFpost pic.twitter.com/YzYr0CneRz