Irani ka lëshuar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.
Deri të hënën në mëngjes, 24 persona kanë mbetur të vdekur në Izrael dhe 592 të tjerë të plagosur, me 10 prej tyre në gjendje të rëndë , që nga fillimi i armiqësive të premten, thuhet në deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaketat iraniane, sipas njoftimit, kanë goditur me sukses 30 vende në Izrael.
Ndërkohë, në Iran, të paktën 224 persona janë vrarë që nga e premtja, sipas ministrisë iraniane të Shëndetësisë të dielën, siç citohet nga media shtetërore iraniane.