Ushtria izraelite tha se ka vrarë ekspertin e shquar të dronëve të Hezbollahut, në një sulm ajror ne Libanin lindor.
CNN ka raportuar të mërkurën se Khalil Mohammed Amhaz, figurë kritike e njësisë ajrore të grupit militant, u eliminua “me sukses” në zonën e Baalbekut, ka konfirmuar ushtria izraelite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHezbollahu s’e ka komentuar rastin.
Ushtria e Izraelit ka thënë më parë se i ka vrarë tre komandantë të Hezbollahut në zonat Jibchit, Jouaiya dhe Qana në Libanin jugor gjatë dy ditëve të fundit.
Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët në disa zona të qytetit Tiros në Libanin jugor, duke iu bërë thirrje të evakuohen menjëherë “për shkak të operacioneve ushtarake”.