Botë

Izraeli thotë se dhjetëra luftëtarë palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Gaza

Forcat izraelite kanë thënë se të martën kanë vrarë 45 luftëtarë palestinezë në Gaza gjatë ditës së kaluar. Sipas ushtrisë kjo ka ndodhur pas luftimeve të ashpra në të cilat grupi militant Hamas ka pretenduar se ka shkatërruar dy transportues të blinduar të personelit gjatë një prite pranë qytetit Rafah. 

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se zyrtari i Hamasit i ngarkuar me operacionet e kontrabandës ishte në mesin e të vrarëve dhe sipas tyre, vdekja e tij ka goditur ndjeshëm aftësinë e tyre për të sjellë armë dhe pajisje ushtarake në enklavën e rrethuar.

Të martën, sulmet ajrore të Izraleit lanë të vrarë pesë palestinezë në kampin Al-Bureij, në Rripin qendror të Gazës, thanë mjekët, ndërsa dy të tjerë u vranë në një sulm ajror tjetër në Rafah, afër kufirit jugor të Gazës me Egjiptin, raporton Reuters.

Hamasi nuk jep numrin e viktimave për luftëtarët e tij.