Një sulm ajror izraelit mbi një kompleks ku strehohen gazetarë në Libanin juglindor ka vrarë tre punonjës të mediave, ka raportuar të premten Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.
Stacioni lokal i lajmeve “Al Jadeed” transmetoi pamje nga vendi i ngjarjes ku shihej një ndërtesë që ishte marrë me qira nga media të ndryshme - duke treguar objekte të shembura dhe vetura të shënuara “PRESS” nën rrënoja. Ushtria izraelite nuk lëshoi paralajmërim para sulmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTelevizioni “Al-Mayadeen” me bazë në Bejrut ka raportuar se dy nga punonjësit e tij - kameramani Ghassan Najar dhe tekniku i transmetimit Mohammed Rida - ishin në mesin e gazetarëve të vrarë. Televizioni “Al-Manar” i grupit Hezbollah raportoi se kameramani Wissam Qassim u vra gjithashtu në sulmin ajror në rajonin Hasbaya.
Disa gazetarë janë vrarë në luftimet përgjatë kufirit Liban-Izrael që nga tetori i vitit të kaluar.