Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli pretendon se ka vrarë dhjetëra militantë të Hamasit në Rafah

Bombardimet izraelite në Rafah

Bombardimet izraelite në Rafah

Foto: Associated Press

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka bërë të ditur se dhjetëra militantë të grupit Hamas, janë vrarë në Rafah, derisa ofensiva atje po vazhdon.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë operacionin e tyre kundër Hamasit në Rafah, si pjesë e përpjekjeve tona për të mundur Hamasin dhe për të sjellë të gjitha pengjet në shtëpi”, ka thënë Hagari, raporton “Associated Press”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa pjesë të tjera të qytetit jugor Rafah në Rripin e Gazës, që të largohen dhe të shkojnë në, siç i quan, zonat e zgjeruara humanitare në Al-Mawasi.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pushtimi i planifikuar në shkallë të plotë i Rafahut do të gjymtonte më tej operacionet humanitare dhe do të shkaktonte rritje të numrit të viktimave.