Botë

Izraeli pretendon se ka “eliminuar” gjysmën e komandantëve të Hezbollahut

Hezbollahu.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka thënë të mërkurën se gjysma e komandantëve militantë të Hezbollahut në Liban janë “eliminuar”.

“Rezultatet operacionale janë shumë mbresëlënëse”, ka shtuar ai, gjatë një vizite në Komandën Veriore të Izraelit.

Sipas ministrit Gallant gjysma e komandantëve janë vrarë, janë fshehur ose janë larguar nga Libani jugor, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Hezbollahu filloi të sulmonte postet ushtarake izraelite përgjatë kufirit më 8 tetor, një ditë pasi grupi militant palestinez Hamas kreu sulmin e tij në Izraelin jugor.

Që atëherë, më shumë se 350 njerëz janë vrarë në Liban, duke përfshirë mbi 260 anëtarë të Hezbollahut dhe rreth 50 civilë.