Botë

Izraeli po përgatit sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit pa mbështetjen e Trumpit

Trump & Netanyahu

Izraeli po përgatitet për “sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit”, edhe pa mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump, raportoi të mërkurën gazeta britanike “The Telegraph”.

Sipas burimeve të inteligjencës, të cituara nga CNN, rreziku për sulm izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Teheranit është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Kjo ndodh në një kohë kur negociatat midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për të frenuar programin bërthamor iranian janë në zhvillim e sipër.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet nën presion të shtuar nga qarqet politike dhe ushtarake të vendit që të ndërmarrë veprime konkrete, veçanërisht pas sulmit me raketa balistike që Irani kreu ndaj Izraelit në tetor të vitit të kaluar.

Sulmi i mundshëm nga Izraeli do të përbënte ndërhyrje të rëndësishme ushtarake, që mund të përshkallëzojë tensionet në rajon dhe të ndezë konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme — një skenar që SHBA-ja ka kërkuar ta shmangin që nga fillimi i luftës në Gaza.

Presidenti Trump ka bërë të ditur se, nëse Irani nuk pranon marrëveshje të re bërthamore, SHBA-ja nuk përjashton veprime ushtarake. Negociatat ndërmjet Washingtonit dhe Teheranit nisën muajin e kaluar, por mbeten në një fazë të brishtë.

Nëse Izraeli ndërmerr veprim ushtarak pa koordinim me Shtëpinë e Bardhë, kjo do të përfaqësonte çarje të madhe strategjike mes dy aleatëve historikë, duke hapur kapitull të ri dhe të rrezikshëm në politikën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE: