Udhëheqësit izraelitë u tha se kanë arritur në përfundim se për të penguar Iranin në mënyrë efektive, duhet të kundërpërgjigjen me forcë.
Kështu ka shkruar BBC-ja të martën në një analizë, duke cituar shefin e shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, që ka thënë se “lëshimi i kaq shumë raketave dhe dronëve do të përballet me një përgjigje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSfidë për kabinetin e luftës të Izraelit është të gjejë një mënyrë për të dhënë mesazh të fuqishëm pa nxitur krizë rajonale.
Irani nisi dronë ndaj Izraelit në shenjë hakmarrjeje “për zhvillimet në Gazë”. Qindra dronë u ndaluan nga sistemet e sigurisë ajrore izraelite.
Udhëheqësit botërorë kanë shprehur frikën se tani mund të ketë luftë të hapur mes dy palëve.