Një sulm izraelite herët të shtunën ka lënë të vdekur gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.
Raketat izraelite goditën një shtëpi në lagjen Tel al-Sultan të Rafahut, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrupat e pajetë janë dërguar në morgun Abu Yousef al-Najjar. Në mesin e të vdekurve janë një burrë, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre, të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, sipas të dhënave të morgut.
Viktima e gjashtë është një foshnje katër muajshe e një familjeje tjetër.
Ndërkaq, në një sulm tjetër, Izraeli ka goditur një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseriat në qendër të Gazës gjatë natës, duke lënë të vdekur të paktën pesë persona, përfshirë tri gra, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësorë.
Trupat e tyre janë dërguar në spitalin al-Asqa Martyrs.