Italia do të dërgojë një sistem të dytë të mbrojtje ajrore SAMPT/T në Ukrainë, e ky sistem është i vetmi i prodhuar në Evropë që mund t’i përgjojë raketat balistike.
Skynews ka raportuar të martën se ky sistem mund t’i gjurmojë dhjetëra objektiva dhe t’i përgjojë 10 në të njëjtën kohë.
Ministri i Jashtëm italian ka njoftuar se kjo do të jetë pakoja e nëntë për ushtrinë ukrainase, por s’ka dhënë detaje se kur do të dorëzohen sistemet SAMPT/T.
Roma dhe Parisi bashkërisht dorëzuan sistemin e parë mbrojtës në 2023-n, por Ukraina u ka bërë thirrje partnerëve që të ofrojnë më shumë ndihmë me mbrojtjen ajrore.
Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë edhe gjatë kësaj periudhe, ndonëse raportet ndërkombëtare kanë thënë trupat e Vladimir Putinit kanë pushtuar disa zona së fundmi.