Irani nuk po planifikonte të prodhonte një bombë bërthamore, por ofensiva e Izraelit ka gjasa që t’i shtyjë liderët që ta zhvillojnë një, ka thënë ish-negociatori iranian i programit bërthamor, raportoi CNN.
Seyed Hossein Mousavian, ish-negociator gjatë bisedimeve mbi programin bërthamor me fuqitë botërore, ka thënë se Irani ka qenë transparent për programin e tij dhe i hapur për shqyrtim nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara. Ai ka shtuar se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e 2015-s me Iranin e fuqizoi idenë se “SHBA-ja dhe Izraeli do të sulmonin për të sjellë ndryshime në regjim”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo narrativë po u tregon iranianë, e dini se çka? Edhe pse ka transparencë, edhe nëse të gjitha paqartësitë bërthamore zgjidhen, SHBA-ja dhe Izraeli do të sulmonin për të ndryshuar regjimin. ‘Prandaj ju iranianë, ju ju duhet mbrojtje bërthamore, që është bomba bërthamore.’ Mendoj se kjo është praktikisht çfarë po u thonë amerikanët dhe izraelitët iranianëve: bëjeni bombën si parandalimi më i mirë. Besoj se nëse kjo politikë vazhdon, Irani do ta zhvillojë bombën bërthamore”, ka thënë ai.
Mousavian shtoi se një “luftë mbi Iranin” nuk do të ishte efektive në ndalimin e programit bërthamor të tij.
“Më e mira është të shkohet sërish në diplomaci, në vend të luftës”.