Grupi i Shtetit Islamik e ka marrë përgjegjësinë për dy sulme në Siri, përfshirë një mbi forcat qeveritare i cili raportohet se është i pari mbi ushtrinë siriane nga ekstremistët që nga rënia e regjimit të Bashar Assadit.
IS-i përmes një deklarate ka thënë se në sulmin e parë shpërtheu një bombë në një veturë ku mbetën shtatë ushtarë të vdekur. E, në sulmin e dytë tha se u shënjestruan pjesëtarë të ushtrisë siriane të mbështetur nga SHBA-ja.
Mbikëqyrësi sirian me bazë në Britani për të Drejtat e Njeriut ka thënë se sulmi mbi forcat qeveritare la të vdekur një civil dhe tre ushtarë të plagosur, derisa e përshkroi si sulmin e parë ku përgjegjësinë e mori grupi i Shtetit Islamik që nga rënia e Assadit, raportoi AP.
IS-i, i cili dikur kontrollonte pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, është kundër autoritetit të ri në Damask të udhëhequr nga presidenti Ahma dal-Sharaa, i cili dikur ishte kreu i degës së al-Qaidas në Siri.