Irani ka paralajmëruar Izraelin për sulm më të gjerë në rast se tenton të hakmerret për sulmin me dronë e raketa që Tehrani bëri ndaj territorit izraelit të dielën, raporton “Jerusalem Post”. Tehrani po ashtu ka paralajmëruar SHBA-në të mos mbështes veprimet ushtarake të Izraelit.
“Reagimi ynë do të jetë dukshëm më i madh sesa veprimi ushtarak i mbrëmshëm, nëse Izraeli hakmerret ndaj Iranit”, ka thënë shefi i forcave iraniane, gjeneral-majori Mohammad Bagheri për televizionin shtetëror iranian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomandanti i Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Salami, po ashtu ka paralajmëruar se Tehrani do të hakmerret ndaj çdo sulmi izraelit.