Përgjigjet e Iranit ndaj Izraelit do të jenë “më vendimtare dhe të ashpra” nëse veprimet armiqësore të Izraelit vazhdojnë, tha të dielën presidenti Masoud Pezeshkian, sipas mediave shtetërore.
Pezeshkian tha se ushtria e Iranit, deri më tani, është përgjigjur në mënyrë të përshtatshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti iranian, në anën tjetër, ka kërkuar nga Iraku të mos e lejojë Izraelin ta përdorë hapësirën ajrore të tij.
Pezeshkian e ka telefonuar kryeministrin irakian Muhammad Shayya al-Sudani t'ia ndalojë hapësirën ajrore përmes të cilës e sulmon Republikën Islamike.
“Qeveria irakiane duhet të ushtrojë vigjilencë dhe mbrojtje më të madhe mbi kufijtë e tij dhe hapësirën ajrore, në mënyrë që territori irakian të mos përdoret kundër Republikës së Iranit”, ka thënë ai.