Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani e Suedia shkëmbejnë të burgosurit, lirohet i dënuari për krime lufte

Hamid Nouri

Iran dhe Suedia janë pajtuar të shtunën për një shkëmbim të burgosurish, duke liruar kështu Hamid Nourin – një i dënuar për krime lufte nga Suedia për ekzekutimet masive të 1988-s në Republikën Islamike – në këmbim të dy burrave të mbajtur nga Teherani. 

Irani liroi Johan Floderus, suedez që punonte për trupën diplomatike të Bashkimit Evropian, dhe Saeed Azizin, raportoi AP. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata “tani janë në aeroplan për në Suedi dhe shpejt do të bashkohen me familjet”, ka thënë kryeministri Ulf Kristersson. 

Omani ka qenë ndërmjetësues i shkëmbimit. Mediat iraniane kanë raportuar se Nouri po ashtu është liruar dhe është nisur drejt Teheranit. 

Në vitin 2022, gjykata në Stokholm e dënoi me burgim të përjetshëm Nourin për rolin e tij në ekzekutimet.