Parlamenti i Irakut ka miratuar tri ligje të martën, një prej të cilëve kundërshtarët kanë thënë se legalizon martesat e fëmijëve.
Në Ligjin për gjendjen civile janë përfshirë amandamente që i japin gjykatave islamike autoritet më të madh mbi çështjet familjare, përfshirë martesën, divorcin dhe trashëgiminë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigji irakian aktualisht e parasheh moshën 18 vjeç minimale për martesë. Ndryshimet e miratuara tani do t’u lejojnë prijësve fetarë të vendosin sipas sheriatit – që disa e interpretojnë ashtu që vajzat mund të martohen aq të reja sa 10 vjeç apo edhe 9, raportoi AP.
Mbështetësit e ndryshimeve të ligjit ishin kryesisht deputetë shiit që duan harmonizim të ligjit me parimet islame në mënyrë që të zvogëlojnë ndikimin perëndimor në kulturën irakiane.