Botë

Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e objektit bërthamor në Iran

Maxar

Imazhet e reja satelitore tregojnë pasojat e sulmeve të mbrëmshme amerikane në objektin bërthamor nëntokësor të Iranit, në Fordo.

Imazhet me rezolucion të lartë nga Maxar Technologies të marra më 22 qershor tregojnë gjashtë kratere të reja, me shumë gjasë pikat e hyrjes për municionet amerikane si dhe pluhur gri dhe mbeturina të shpërndara poshtë malit të shkaktuara nga sulmet.

Analisti i imazheve në Shërbimin e Inteligjencës McKenzie, Stu Ray, tha për BBC Verify: “Nuk do të shihni një efekt të madh shpërthimi në pikën e hyrjes pasi nuk është projektuar të shpërthejë në hyrje, por më thellë në objekt”.

Ai shtoi se  duket sikur municione të ndara janë hedhur në dy pika të ndara impakti dhe se ngjyrosja gri në tokë duket se tregon mbeturina betoni të hedhura në ajër nga shpërthimet.

Ray tha se se hyrjet e tunelit duket se janë bllokuar. Meqenëse nuk ka kratere të dukshme ose pika impakti pranë tyre, ai sugjeron se kjo mund të ketë qenë përpjekje iraniane për të “zbutur shënjestrimin e qëllimshëm të hyrjeve nga bombardimet ajrore”.

Nuk është e sigurt se sa dëme i kanë shkaktuar sulmet vetë vendit bërthamor. Në ditët para sulmit, Irani duket se ka ndërmarrë veprime duke i parashikuar këto sulme.

Para shpërthimit
Pas shpërthimit

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

SHBA-ja godet Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tri objekte...