Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka hyrë në fuqi herët të mërkurën, pasi u njoftua të martën në mbrëmje nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Pasi armëpushimi filloi në orën 04:00 me orën lokale, Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) paralajmëruan banorët e Libanit jugor që të mos kthehen ende në shtëpi, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmet ndërkufitare kanë vazhduar edhe pak para hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Hezbollahu ka thënë se ka lëshuar dronë drejt Izraelit të martën mbrëma, ndërsa Izraeli filloi sulmet ajrore në Bejrut pasi ushtria e tij lëshoi urdhra evakuimi në zonë.
Trupat izraelite filluan pushtimin tokësor të Libanit pothuajse dy muaj më parë, në përgjigje të sulmeve me raketa gati një viti nga Hezbollahu.
Armëpushimi në Liban nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në luftën e Izraelit në Gaza.