Ndihma të tjera humanitare janë hedhur nga ajri mbi Rripin e Gazës të martën, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Të shtunën, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi një paketë ndihme prej 26 miliardë dollarësh, që përfshin rreth 9 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Gazën.
Më shumë se 34 mijë palestinezë, dy të tretat e të cilëve fëmijë dhe gra, janë vrarë si pasojë e luftës Izrael-Hamas.
Si pasojë e luftës dy qytetet më të mëdha të Gazës janë shkatërruar dhe rreth 80% e popullsisë është zhvendosur.