Udhëheqësi i Hezbollahut, Mahmoud Qamati ka deklaruar se grupi nuk e ka parë ende marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit me Izraelin.
Duke folur për rrjetin e lajmeve satelitore të Katarit Al Jazeera, Qamati, nënkryetar i këshillit politik të Hezbollahut, ka thënë se grupi militant nuk e ka parë ende marrëveshjen në formën e saj përfundimtare, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas shqyrtimit të marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria armike, ne do të shohim nëse ka një përputhje mes asaj që kemi deklaruar dhe asaj për të cilën është rënë dakord nga zyrtarët libanezë”, ka thënë ai.
"Ne duam një fund të agresionit, sigurisht, por jo në kurriz të sovranitetit të shtetit të Libanit”, ka shtuar ai, duke iu referuar qartë këmbënguljes së Izraelit për të ruajtur të drejtën për të goditur në
Liban nëse beson se Hezbollahu është duke shkelur kushtet e marrëveshjes.
“Çdo shkelje e sovranitetit refuzohet”, është shprehur ai.