Grupi Hezbollah i Libanit ka lëshuar një breshëri raketash në veri të Izraelit të mërkurën për t’u hakmarrë për vrasjen e një komandanti të lartë, duke përshkallëzuar më tej tensionet rajonale, raporton Associated Press.
Sulmi hakmarrës erdhi ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ishte në rajon për të nxitur një propozim armëpushimi në Gazë, i cili s’ka marrë përkrahjen e plotë nga Izraeli apo Hamasi. Hamasi paraqiti përgjigjen e parë zyrtare të martën vonë, duke kërkuar “amendamente” në marrëveshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHezbollahu, një aleat i Hamasit i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës 8-mujore Izrael-Hamas dhe thotë se do të ndalet vetëm nëse ka një armëpushim në Gaza. Kjo ka shtuar frikën për një zjarr edhe më shkatërrues rajonal.
Konsiderohet te jetë një nga sulmet më të mëdha i Hezbollahut që nga fillimi i luftimeve.