Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi “i tronditur” nga vrasja e Haniyehut

Ismail Haniyeh

Lidershipi i grupit të armatosur palestinez të Hamasit ka mbetur “në gjendje shoku” nga vrasja e liderit politik Ismail Haniyeh, i kanë thënë zyrtarët e lartë BBC-së.

Hamasi ka thënë se Haniyeh u vra nga një sulm izraelit të mërkurën në mëngjes në Iran. I njohur gjerë si udhëheqës i përgjithshëm i grupit, ai ka qenë anëtar i rëndësishëm i tij që nga fundi i viteve 1980.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si lider i byrosë politike me bazë në Katar, Haniyeh udhëhoqi shtrirjen e Hamasit me qeveritë rajonale dhe ishte në qendër të aleancës me Teheranin dhe grupet e tij përfaqësuese në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ai ka qenë i kërkuar nga zyrtarët e Izraelit për disa muaj. Megjithatë, ai luajti rol të vogël në operacionet ushtarake të Hamasit dhe për këtë arsye mund të jetë ndier më i lirë të operonte më hapur se disa kolegë të tij – si tri udhëtimet që bëri në Iran që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael.